DRITË, TINGULL, SKENË!
i japim jetë vizionit, nga ideja në realizim!
Brandim, Promovim, Ndriçim, Audio, Skenografi
dhe çdo detaj tjetër që bën ndryshimin!
AUDIO
Ofrojmë shërbime të plota audio për çdo lloj eventi: konferenca, prezantime biznesi, festa, dasma, koncerte apo aktivitete kulturore. Pajisje profesionale të fonisë dhe asistencë teknike gjatë gjithë eventit.
NDRICIM & Efekte speciale
Teknologji dhe Kreativitet! Ndriçim që e bën skenën magjike dhe krijon atmosferë në çdo hapësirë.
LED & VIDEO
Ekrane LED me cilësi të lartë dhe përmbajtje vizuale të personalizuar. Grafika, animacione dhe video dinamike që i japin jetë çdo eventi.
KONFERENCA & PERKTHIME
Pajisje moderne audio-vizuale, sistem fonie, ekrane. Ofrojmë përkthim simultan me kabina të standardit ndërkombëtar dhe përkthyes me përvojë, në çdo gjuhë.
organizim EVENTESH
Sigurojmë gjithçka që i duhet një eventi për të funksionuar siç duhet, nga ndërtimi i skenës dhe konstruksionet skenike, te pajisjet teknike, logjistika dhe koordinimi në terren.
PODIUME & SKENOGRAFI
Ndërtojmë podiume dhe skena me standarte të sigurta dhe funksionale për çdo lloj eventi. Strukturë e sigurt, montim i kujdesshëm dhe pamje estetike.
Planifikim dhe organizim i përgjithshëm
Planifikim i plotë i projektit
Studime fizibiliteti dhe vlerësime të sakta të kostos
Mbikëqyrje dhe menaxhim i të gjitha profesioneve dhe shërbimeve
Kontroll buxheti
Menaxhim i pjesëmarrësve
Nga Ideja ne realizim
- Analizojmë idenë tuaj dhe përshtasim strategjinë e duhur në mënyrë kreative.
- Zhvillojmë koncepte të personalizuara dhe planifikojmë çdo detaj për një event të veçantë.
- Montojmë sistemet e fonisë, ndriçimit dhe videos me teknologji moderne.
- Asistojmë në krijimin e materialeve të ndryshme për prezantime në ekrane LED (foto, video).
- Menaxhojmë çdo aspekt organizativ dhe teknik për të garantuar një eksperiencë unike.
- Ofrojmë shërbime foto dhe video për dokumentimin e eventit tuaj.
EVENTI YT siç duhet!
Nga planifikimi fillestar deri në realizimin teknik në vend. Menaxhojmë çdo aspekt të eventit tuaj 360°.

Ndriçim i përsosur & Tinguj që emocionojnë!
Evente të paharrueshME!
Nga tingulli te ndriçimi, nga koncepti te realizimi teknik, përkujdesemi për çdo detaj që eventi yt të jetë i përsosur.
Ndriçojmë çdo moment, frymëzojmë çdo të ftuar dhe bëjmë që çdo ide të ndodhë. Me një qasje 360°, menaxhojmë çdo aspekt: planifikim, skenografi, teknologji dhe mbështetje në çdo hap.
Nuk japim premtime boshe, ndërtojmë besim .Dhe kështu,do të na kërkosh sërish!